Të hënën ceremonia e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” të Bulqizës për kampionen e Europës, Luiza Gega.
Në qytetin e minatorëve të Bulqizës do të organizohet ceremonia e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” kampiones europiane Luiza Gega.
Pas fitimit të titullit kampione e Europës, Luiza Gega është vlerësuar dhe nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës.
Mësohet se ditën e sotme, me konsensus të plotë i është dhënë titulli “Qytetar Nderi”, kampiones Luiza Gega.
Atletja shqiptare u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë.
Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila ngjitet në majën e Europës.