Atleti i disiplinave teknike, Muhamet Ramadani, anëtar i KA Mitrovica dhe Kombëtares së Kosovës, është në formë të mirë dhe mu në prag të Lojërave Mesdhetare të atletikës.
Atleti mitrovicas sërish e thyen rekordin e Kosovës në hedhjen e gjylës, duke e bërë krenar edhe vet klubin.
“Atleti i klubit tonë, Muhamet Ramadani e konfirmoi edhe një herë formën e tij të mirë dhe punën e shkëlqyer që po e bën së bashku me trajnerin e hedhjeve Shaban Ramadanin, duke e thyer përsëri rekordin e Kosovës në hedhjen e gjylës.
Në garën Kupa e Kosovës për senior, Muhameti, e hodhi gjylën 19.01 metra me 1062 pikë IAAF.
Meti po vazhdon të korrë suksese pa ndalur, pasi po punon më shumë përkushtim së bashku me trajnerin e hedhjeve dhe kryetrajnerin e klubit Xhavit Tahiri”, njofton KA Mitrovica.