Prizreni po shënon rezultate të mira në garat vendore.
Trajneri i Prizrenit, Bajram Duja, mburret me atletët e tij, sidomos me sukseset e fundit në Kupën e Kosovës.
Prizrenasit treguan paraqitje të mirë në Kupën që u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
“Klubit të atletikës Prizreni, iu shtuan edhe dy kupa!
Në Malishevë u mbajtën garat e Kupës së Kosovës për senior - re.
Në këtë garë në konkurrencën e femrave Klubi i Atletikës Prizreni e zuri vendin e dytë në një konkurrencë të fortë me KA Llapi.
KA Llapi ia urojmë fitoren!
Në konkurrencën e meshkujve Klubi i Atletikës Prizreni zuri vendin e tretë.
Në emër të kryesisë, kryetarit Gazi Renaku, trajnerëve Bajram Duja dhe Adnan Tahiri, atletët e klubit i përgëzojmë për angazhimin maksimal në këtë garë dhe ju dëshirojmë suksese në garat tjera!
Një falënderim i veçantë shkon për sponsorin e artë të klubit Korabi SHPK, i cili na ka mundësuar që në vitin 2022 mis të kemi probleme financiare!”, thuhet në njoftimin e Bajram Dujës.