Drejtori i drejtorisë së sportit në Prishtinë, Granit Rugova, si gjithmonë është i përkushtuar në punën e tij, më përcjelljen e aktiviteteve sportive dhe iu ndihmon sporteve të ndryshme.
“E shtunë me shumë aktivitete për fëmijë në parkun e Gërmisë.
Trajnerët dhe ekspertët e atletikës u kanë mësuar fëmijëve të moshave 5-14 vjeçare rëndësinë e sportit, shëndetit dhe natyrës.
Këto aktivitete do të jenë të vazhdueshme dhe tradicionale, për t’u ofruar fëmijë alternativë sportive për të ardhmen e tyre.
Faleminderit shumë Gërmia 555, puna dhe vullneti juaj, për çdo lëvdatë.
Prishtina, qytet i sportit!”, ka shkruar Rugova në profilin e tij në facebook.