Amer Kryeziu, 9-vjeçari që po befason sportin e Kosovës 

Atletika

Amer Kryeziu, 9-vjeçari që po befason sportin e Kosovës 

Nga: K. G. Më: 13 shtator 2022 Në ora: 15:19
Amer Kryeziu

Një talent i madh po vjen në mbretëreshën e sporteve! Atleti njomak i KA Roganës, Amer Kryeziu, po mahnit me talentin e tij dhe në moshën 9-vjeçare është kampion i atletikës.

Puna e palodhshme e trajnerit ZIjadin Kryeziu po nxjerrë edhe emra të ri të këtij sporti.

Ameri befasoi të gjithë në stadiumin “LImaj Gegaj” në Malishevë.

Image

Ilustrim

“Amer Kryeziu ( 9 vjeç) Kampion i Kosovës në disiplinën 300 metra me rezultatin 52"65 sekonda. (Rekord shtetëror në kategorinë U10-të).

Kampionati i Kosovës për pionier.

Rozat Rrudhani U16 në disiplinën 800 metra, vendin e dytë. 

Fjolla Kryeziu U14 në disiplinën 600 metra, vendin e tretë. 

Vildane Salihu U12 në disiplinën 600 metra, vendin e katërt. 
Blinera Salihu U10 në disiplinën 300 metra, vendi i pestë”,
ka bërë të ditur në faqen e klubit Rogana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat