Atletët e klubit Theranda 1992 shënuan rezultate të mira në Kampionatin e Kosovës për të rinjtë dhe të reja, që u mbajt në stadiumin “Liman Gegaj” të Malishevës.
Selina Gashi është e para në 100 metra në grupmoshën U-16.
Dominik Bllaca nënkampion i Kosovës në disiplinën 300 metra për grupmoshën U-10.
“Arzana Bllaca - grupmosha U-12, të ardhmen e ka të ndritur.
Aurora Vataj - nënkampione e Kosovës, grupmosha U-14, Disiplina garuese 600 metra.
Flavio Buzhala - kampion i Kosovës për grupmosh[n U-16 dhe U-18, diciplina garuese hedhja e Gjylës dhe Disk-ut”, shkruan ndër të tjera në faqen KA Theranda 1992.