Atletët e klubit të Prizrenit shënuan rezultate të mira në Kampiionatin e Kosovës. Klubi prizrenas ka fituar 13 medalje, 10 të arta, 2 të argjendta dhe një e bronztë.
“Përfundoi dita e parë e Kampionatit Individual të Kosovës për senior.
Klubin e Atletikës Prizreni e përfaqësuan 5 atlet dhe 3 atlet veteran, u fituan 13 medalje, 10 të arta, 2 të argjendta dhe një e bronztë:
Sara Susuri - U - 20 e para 400 m. 57.95 rekord personal,
Armel Qovanaj - U - 20 i pari në 100 m.,
Emine Jenuzi - U - 18 e para në 100 m. dhe e treta në 400 m.,
Leard Halimi - U - 20 i pari në flakjen e shtizës,
Melike Ipqi - seniore e para në flakjen e shtizës,
Veteranët:
Adnan Tahiri - veteran M - 55 i pari në gjyle, shtizë dhe disk,
Nexhat Hoxhaj - veteran M - 65 i pari ne gjyle, idyti në shtizë dhe disk,
Skender Gashi - veteran M - 65 i pari në 5000 m.
Në emër të kryesisë, kryetarit Gazi Renaku, trajnerëve Bajram Duja dhe Adnan Tahiri urime dhe suksese në ditën e dytë të garave!”, bëhet e ditur nga klubi KA Prizreni.