Atletët e Roganës shkëlqejnë në Kampionatin e Kosovës, që u mbajt në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Edhe një sukses për klubin e Roganës, klubi më i organizuar në vendin tonë.
Këto rezultate janë edhe një dëshmi e punës që bëhet në këtë mjedis nga kryetrajneri Zijadin Kryeziu.
“Në stadiumin ‘Liman Gega’ në Malishevë u mbajt Kampionati i Kosovës për seniorë, pas fitores bindëse ditë më parë në Kupën e Kosovës edhe në këtë Kampionat ishim më të mirët.
Musa Hajdari
Atletët tanë arritën këto plasmane:
Musa Hajdari në disiplinën 1500 metra,3000 metra, 4x100 metra, 4x400 metra zuri vendin e parë.
Astrit Kryeziu në disiplinën 400 metra, 800 metra, 4x100 metra, 4x400 metra zuri vendin e parë.
Leon Thaçi në disiplinën 100 metra vendin e dytë, në 200 metra vendin e tretë, 4x100 metra dhe 4x400 metra vendin e parë.
Ardison Tahiri në disiplinën 800 metra vendin e dytë, 4x100 metra dhe 4x400 metra vendin e parë.
Astrit Kryeziu
Ne si kryesi e klubit i falënderojmë atletët dhe trajnerët për arritjen e këtyre sukseseve, falënderojmë sponsorin "BRICKOS Shpk" i cili ka qenë pjesë e pandashme e këtyre sukseseve.
Kampionati dhe Kupa e Kosovës për Seniorë janë garat më të rëndësishme shtetërore, Rogana është fituese me plotë meritë e këtyre dy eventeve shtetërore”, njofton KA Rogana.