Ish atleti i mirënjohur, Zijadin Kryeziu, kryetrajner i klubit të atletikës Rogana, thotë se përveç që ka klube fiktive në sporte të ndryshme, paradoksi tjetër është se bordi i Komitetit Olimpik të Kosovës, përbëhet edhe nga federata joolimpike.
Është e habitshme se si në KOK ka federata që nuk janë në familjen olimpike.
“Ka pas klube fiktive dhe ka edhe tani por akoma më e ndjeshme është që në KOK ka federata që nuk janë në familjen olimpike, për derisa një federatë nuk është e pranuar në KON logjikisht nuk duhet të jenë pjesë e KOK-ut.
Nëse në KON ka federata jo olimpike në gjirin e saj jemi në rregull.
Komiteti olimpik duhet t'i ofroj mbështetje sporteve jo olimpike për tu pranuar në KON por jo akoma pa u pranuar këto sporte të futen brenda KOK-ut”, thotë Kryeziu.