Atleti veteran, Agron Muçaku, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik, që po mbahet në Selanik të Greqisë.
Ai dominoi në disiplinën 400 metra me pengesa në kategorinë e veteranëve.
“Medalja e parë e artë për Kosovën!
Falënderim Zotit të Madhërishëm!
Kampion i Ballkanit në 400 metra me Pengesa M55-59.
Një disiplinë e vështirë, por ia arrita qëllimit!
Fitoren ja dedikoj babait tim të ndjerë: Sami Qazim Muçaku, Zoti e mëshiroftë. Urime Kosovë”, ka shkruar Muçaku.