Dje ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish atleti i mirënjohur i Kosovës, Ismet Abazi. Lajmi bëhet i ditur nga familjarët e Abazit.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 13.00.
I pikëlluar për vdekjen e tij është edhe ish futbollisti i Prishtinës, Ejup Mehmeti.
“Lajmin i rëndë për vdekjen e Ismet Abazit e mora unë dhe familja me shqetësim shpirtëror.
Abazi gjatë një gare
Ishe mik i ne te gjithë vëllezërve. I sinqertë.
Me mua na lidhi Mbretëresha e sporteve - atletika ku vraponim dhe përfaqësonim Kosovën në garat Federative.
Por ti nuk njohe kufij dhe arrite në reprezentacionit e ish Yu dhe. Ishe atleti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në facebook.
Kosova humb edhe një sportist. Kosova është më e varfër edhe për një ish sportist të dëshmuar.
"Njoftojmë se varimi I Ismet Shaban Abazit do të bëhet sot (të shtunën) me kohen e drekës në ora 13:00 në varezat e qytetit në Arbëri", ka shkruar Afrim Abazi.