Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i shpreh ngushëllime familjes së Ismet Abazit.
Kosova mbetet pa një ish atlet të shquar, pa një sportist. Abazi dje ka ndërruar jetë dhe sot iu dha lamtumira e fundit.
“Telegram ngushëllimi për vdekjen e Ismet Abazit, e nderuara familja Abazi, me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ismet Abazit, ish atlet i njohur, jo vetëm i Kosovës.
Abazi ishte reprezentues i ish-Jugosllavisë në disiplinat 800 metra, 1500m. 3000 m. dhe stafetë me pengesa 4X400 m.
Falë sukseseve të njëpasnjëshme, Ismeti arriti suksesin më të madh në karrierën e tij, kur mori pjesë në Lojërat Olimpike Montreal 1976.
Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë lëvizjes olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, Federatës së Atletikës së Kosovës, miqëve dhe gjithë dashamirësve të sportit”, ka shpreh ngushëllime Krasniqi.