Onesmus Kiplimo Kiplagat nga Kenia, është fitues i Maratonës së Shkupit për vitin 2022.
Atleti nga Kenia përshkoi distancën e 42 kilometrave në rrugën e Shkupit për 2 orë, 18 minuta e 19 sekonda. Pas tij përfundoi atleti më i mire nga Maqedonia, Dario Ivanovski, i cili erdhi në cak me vonesë prej 5 minuta duke realizuar kohën prej 2 orë, 23 minuta e 7 sekonda. Në vendin e tretë u ndal Nikolla Ilievski.
Në konkurencën e femrave, në vendin e parë u ndal Katerina Çerotiç nga Kenia, duke lënë pas atleten nga Maaqedonia Biljana Kiraxhievën, në vendin e dytë.
Në gjysmëmaratonën e femrave në vendin e parë u ndal Adriana Pop Arsova me kohën 1 orë, 16 minuta e 12 sekonda, duke lënë pas Gresa Bakraçin nga Kosova, ndërsa në podium kishte vende edhe për Miljana Ristiqin.
Në gjysmëmaratonën e meshkujve, fitues ishte Zhan Toshev me kohë 1 orë, 11 minuta e 56 sekonda, ndërsa pas tij u rreshtuan Ivan Peshovski dhe Atanas Ançevski.