Klubi atletikës Rogana ka shënuar rezultatet të lakmueshme në Kampionatin e Kosovës në Kros, që u zhvillua në Therandë.
Atletët e klubit nga komuna e Dardanës treguan edhe një herë cilësitë e tyre duke dominuar në disa disiplina, duke fituar gjithsejt nëntë medalje: Tri të arta, tri të argjendtë dhe tri të bronzta).
Kryetrajneri Zijadin Kryeziu është i kënaqur me rezultatet e djelmoshave dhe vashave të tij..
“Atletët tanë fituan 9-të medalje në Kampionatin e Kosovës në Kros që u mbajt në komunën e Therandës.
Plasmanet:
1. Musa Hajdari dis.10 km (S) vendi i parë
2. Leon Thaqi dis.8km (U23) vendi i parë
3. Amer Kryeziu dis.800m (U10) vendi i parë
4. Blinera Salihu dis.800m (U10) vendi i dytë
5. Rozat Rrudhani dis.3km (U16) vendi i dytë
6. Ardison Tahiri dis.4km (U18) vendi i tretë
7. Vildane Salihu dis.1km (U12) vendi i tretë
8. Fjolla Kryeziu dis.1500m (U14) vendi i tretë
9. Shehat Rrudhani dis.4km (V) vendi i dytë.
Urime të gjithë atletëve, trajnerëve dhe drejtuesve të klubit për këto suksese, faleminderit sponsorit të klubit BRICKOS. Shpk për përkrahjen e vazhdueshme, çdo sukses i atletëve tanë dhe i klubit në përgjithësi po bëhet më i lehtë me përkrahjen e juaj andaj çdo fitore e jona është edhe e juaja”, njofton KA Rogana.