Pas një votimi paraprak, Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF), ka zbuluar 5 finalistët që do të garojnë mes tyre për trofeun e “Atletit më të mirë të vitit 2022”. Kjo vlen si për meshkujt ashtu dhe për femrat.
Fillimisht lista ishte me 10 atletë, për secilën kategori, por tashmë ajo është reduktuar në 5 emra, ata që kanë marrë më shumë vota. Fituesi do të shpallet në dhjetor, në një mbrëmje gala që do të zhvillohet në Montekarlo.
“Top 5” – Femra
Toby Amusan (Nigeri) – 100m/p
Shelly-Ann Fraser (Xhamajkë) – 100m
Kimberly Garcia (Peru) – 20km
Sydney McLaughlin (USA) – 400m/p
Yulimar Rojas (Venezuelë) – 3-hapsh
“Top 5” – Meshkuj
Mondo Duplantis (Suedi) – kërcim me shkop
Soufiane El Bakkali (Marok) – 3000m/p
Jakob Ingebrigtsen (Norvegji) – 5000m
Eliud Kipchoge (Kenia) – maratonë
Noah Lyls (USA) – 200m