Selektori i kombëtares së Kosovës, Bajram Duja, ndryshe kryetrajner i klubit të atletikës Prizreni, pret medalje nga atletja Sara Susuri.
Duja është i kënaqur me ecurinë e përgatitjeve në Tivar dhe në Ulqin të Malit të Zi.
“Në kuadër të përgatitjeve dimërore të organizuara nga Federata Atletike r Kosovës prej datës 02.01.2023 në Ulqin dhe Tivar, selektorët dhe këshilli profesional me vendim të bordit të Federata Atletike të Kosovës, janë përzgjedhur 4 atlet - te të Klubit të Atletikës Prizreni.
Sara Susuri, Armel Qovanaj, Emine Jenuzi dhe Merve Spahi, të cilët me sukses i përfunduan përgatitjet në Ulqin dhe Tivar.
Unë si selektor i kombëtares së Kosovës dhe kryetrajner i KA Prizreni jam i kënaqur me punën e bërë në përgatitje.
Si klub presim rekorde të reja personale, kombëtare dhe plasman sa më të mirë në garën e Kampionatit Ballkanik për U - 20, synojmë medalje me atleten Sara Susuri”, ka shkruar Duja në profilin e tij në facebook.