Spanja nuk respekton të drejtën e sportistit.
Ambasada spanjolle nuk e pajis me vizë atletin më të mirë të Kosovës, Muhamet Ramadanin, duke e penalizuar që të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare U23, që u mbajtën sot në Valencia.
Turpi i Spanjës, pengon Kosovën në një aktivitet shumë të rëndësishëm që atleti ynë lehtë ka mund të stoliset me medalje.
Miguel Gomez i Spanjës zuri vendin e parë në hedhje të gjylës.
Ai e hodhi gjylen 18.77 metra, ndërsa duhet kujtuar se në vitin e kaluar Muhamet Ramadani e hodhi 19.13 metra në kampionatin mesdhetar U23.
“Nuk na i dhanë vizën ambasada spanjolle, kjo krejt për shkaqe politike.
Është e pakuptueshme të penalizohen sportistët”, tha shkurt për gazetën kombëtare "Bota sot" Shaban Ramadani, trajner i Muhametit.