Trajneri i klubit të atletikës Rogana, Zijadin Kryeziu, ka një mesazh interesant për atletët dhe sportistët në përgjithësi.
“Rrugëtimi sportist - trajner dallon nga të qenit vetëm sportist.
Sportisti e kupton në thelb sportin kur vazhdon karrierën si trajner dhe fillon të mendoj e punoj me të tjerët, punon me karaktere të ndryshme sportistësh në të gjitha grup-moshat.
Kjo e bën dallimin e një sportisti që punon për vete ku misioni i tij kryhet me përfundimin e karrierës së tij dhe sportistit që mendon për të tjerët, punon dhe kontribon për ngritjen performancave tek gjeneratat e reja avancon rezultatet e sportistëve të tij përtej rezultateve dhe sukseseve të veta
. Mendoj që sportisti mbi të gjitha e ka obligim moral të jap diçka nga vetja nëse jo në cilësi të trajnerit ka detyra të tjera që mundë të kontriboj për gjeneratat e reja.
Kjo nuk është e lehtë por është e mundur!”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në Facebook.