Klubi i Atletikës Rogana reagon ashpër në lidhje me shpalljen e sportistëve më të mirë në komunën e Kamenicës për vitin 2022.
“Janë mbajtur zgjedhja e sportistit të vitit në Kamenicë. Nën përkujdesjen e Drejtoreshës për Kulturë Rini dhe Sport Rinë Matoshi, zyrtarëve sportiv dhe një komisioni "super profesional" sot qëllimshëm dhe me një skenar të përgatitur mirë është dëmtuar klubi ynë nga zyrtari për sport Agim Avdullahu mbështetur nga të gjithë zyrtarët e tjerë pa dallim të cilët si duket janë lodhur nga sukseset tona dhe pikërisht ishin bërë bashkë për të dëmtuar një klub që ka bartë barrën kryesore të sportit Kamenicas dhe jo vetëm.
Për çudi këta zyrtarë nuk e paskan ditur që në komunën e tyre është vetëm një klub që është shpallur kampion shtetëror në kategorinë kryesore pra në kategorinë e Seniorëve jo të fatosave apo juniorëve.
Për të arritur këtë sukses duhet shumë vite punë e sakrificë, duhet kaluar shumë kategori për të konsoliduar një ekip, një ekip që në gjirin e saj ka më së shumti reprezentues shtetëror.
Sa për informim gjatë vitit 2022 ishin edhe Lojërat mediterane" Mediteran Game" në Oran të Algjerisë ku atleti ynë Astrit Kryeziu ishte pjesë e ekipit olimpik të Kosovës por, nuk ishte pjesë e këtij ekipi edhe sportisti i vitit në Kamenicë i zgjedhur nga ky komision "profesional" pra nuk ishte pjesë e përzgjedhjes nga federata e sportit përkatës e po ashtu nuk bën pjesë në ligen kryesore të sportit përkatës.
Ky komision me vetëdije të plotë dëmton një sport olimpik dhe përzgjedhin një sport jo olimpik gjithnjë duke u bazuar në kriterin "bangladesh" thjeshtë këtu ka dominuar kriteri injorim, përbuzje dhe vërtetim i asaj çfarë kanë punuar këta zyrtarë që prej themelimit të klubit të Atletikës Rogana duke u munduar të pengojnë në çdo aspekt, duke minimizuar sukseset tona aty ku kanë mundur, pra puna me e madhe e tyre ka qenë mos puna.
Neve si klub fare nuk na mungojnë trofe të tilla mbase e dijnë të gjithë rrugëtimin e sukseset tona por këtë reagim po e bëjmë për hir të opinionit dhe komunitetit sportdashës t'i tregojmë se deri ku janë në gjendje të shkojnë ata që tërë jetën e tyre nuk kanë pasur një sukses të vetëm dhe nga mllefi dhe egoja e tyre dëmtojnë vlerat sportive, dëmtojnë një klub që është identitet i sportit të komunës dhe shtetit, po këta zyrtarë sukseset tona i kanë përdorë si leje hyrëse në nivel qendror sa her që ju ka dashtë.
Nëse ka dikush që është provuar me evente të tilla në nivel qendror dhe jo vetëm jemi ne, kemi kaluar lloj lloj komisionesh dhe jemi në dijeni se çfarë janë kriteret si përcaktohen ato, si rangohen sportet olimpike dhe jo olimpike në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtarë, si rangohen nivelet e kompeticioneve të ndryshme etj.
Ju mundë të shkoni edhe më larg se kaq por një gjë duhet ta dini që rrugën tonë drejtë suksesit nuk mundë ta ndalni, pra juve ju ka penguar gjithmonë maratona jonë e gjatë dhe karvani i sukseseve, kaherë ju ka prishur ora së punuari.
Krejt në fund, Drejtoreshë nëse ke hy në këtë dikaster vetëm prit e përcjell vaj halli për ju, hulumto pak edhe vet mos prit çka të servojnë varësit tuaj "profesional"”, reagon KA Rogana përmes profilit të saj në facebook.