Atleti gjakovar, Tirron Mamusha, vazhdon me rezultate të lakmueshme në 1.500 dhe 3.000 metra.
Në fundjavën që e lamë pas, ai ka shënuar sukseset e radhës në Kampionatin Shqiptar.
Mamusha mburret me rezultatin dhe suksesin që ka arritur në Kampionati individual dimëror të Shqipërisë.
Djaloshi nga Gjakova, është kampion i ri në 3 000 metra dhe 1 500 metra.
Sipas tij, këto suksese janë edhe një motiv shtesë për sfidat e radhës.
“Ky është fillim i mbarë i vitit 2023”, tha Mamusha.
Ky është vitit i 3-të rresht si kampion i Shqipërisë.