Ish-kampioni Tim Lobinger vdiq në moshën 50-vjeçare
Ish atleti gjerman ka humbur luftën kundër kancerit.
Në vitin 2017, gjermani u diagnostikua me leuçemi.
Me terapinë me qeliza staminale dhe falë kimioterapisë, kanceri u trajtua me sukses për disa muaj madje u zhduk për një kohë të shkurtër.
Në vitin 2018, megjithatë, sëmundja vdekjeprurëse u rikthye, këtë herë nuk mund të mposhtej më.
Në fund të viteve të 90-ta, Lobinger ishte një nga kërcyesit më të mirë në Gjermani: përveç të artës së Kupës së Botës në sallë (2003), ai fitoi edhe medaljen e artë në Kampionatin Evropian në vitin 1998.
Së fundmi në një intervistë në “Bild” ka thënë: “Nuk do të ketë më shërim për mua”.