Atleti i disiplinave teknike, Muhamet Ramadani, nuk ia doli në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Muhameti nuk arriti atë që pritej, duke hedhur gjylën vetëm 17.93 metra.
Rezultatin zhgënjyes e ka pranuar edhe trajneri i tij, Shabani.
“Sot në Kampionatin Europian për senior në sallë të mbyllur ku ishte hera e parë për Metin, ai nuk tregoi formën e tij më të mirë me rezultat 17.93 metra.
Shpresojmë që në gara tjera nuk do të zhgënjejmë më së pari veten e as shtetin.
Shihemi në garat tjera edhe më të fortë”, ka shkruar Ramadani në profilin e tij në facebook.