Atleti veteran, Shpend Mulaj, ndihet krenar që garoi në maratonën e Tokios.
Sipas Mulajt, ka qenë një sfidë dhe përvojë e mirë në karrierën e tij.
“Kam marrë pjesë në maratonën e Tokios, ku vrapova dhe u stolisa me medaljen më të çmueshëm që një vrapues mundet me marrë në botë, ‘Abbott Word Marathon Majos’.
Medalja
Këtë medalje e marrin vetëm ata që i kryen 6 Maratonat më prestigjioze në botë, siç janë New York City, Chicago, Berlin, Londra dhe Boston.
Jam ndër shqiptarët e parë në botë me këtë medalje të vlefshme”, ka thënë Mulaj.