Sukses i madh për atletin e kombëtares së Kosovës, Muhamet Ramadani.
Talenti i madh i Kosovës, zuri vendin e parë në hedhjen e gjylës në garën ndërkombëtare në Portugali.
Shaban Ramadani, trajner, është i lumtur për këtë sukses.
“Nga Mitrovica, në mungesë të kushteve të mira për stërvitje, shkoi në Portugali për t’u bërë Lider i Evropës.
Përveç se atleti i klubit tonë, Muhamet Ramadani i cili në Kupën Evropiane të hedhjeve për grup-moshat u23 doli i pari ku tregoi edhe njëherë se jo rastësisht është dominues i Evropës për grupmoshat e veta në hedhjen e gjylës, merita për këtë sukses ka trajneri i hedhjeve Shaban Ramadani i cili po tregon suksesin e tij në çdo garë.
Jemi me fat që në klubin bëjnë pjesë Muhameti dhe Shabani”, shkruan në faqen e KA Mitrovicës.