Atleti i disiplinave teknike, Muhamet Ramadani, ka fituar medaljen e artë për U23 në garën që u mbajt në Portugali.
Ai ka hedhur gjylën 19.28 metra në Kupën Evropiane të hedhjeve 2023.
Trajneri Shaban Ramadani është krenar me suksesin e Muhametit.
“Ishte vështirë për ne dhe me një stres të jashtëzakonshëm.
Pasi që në Stamboll nuk ishte i përgatitur psikqikisht dhe na kushtoj.
Ka qenë një javë me plot stres dhe pa gjumë.
Mirëpo, rezultati i sotëm na ka ngrit aty ku besoj që e kemi vendin.
Tash me përmirësimin e kohës do të kemi mundësi mi përmirësuar teknikën e hedhjeve më shumë dhe rezultati do të rritet.
Në këtë garë kanë marrë pjesë hiq me pak se 40 shtete evropiane”, thotë Shaban Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”.