Klubi i atletikës Prizreni ka shënuar rezultate të lakmueshme në Maqedoninë e Veriut.
Trajneri i Prizrenit, Bajram Duja, ka fjalë miradije për garueset e tija.
“Sot, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, u mbajt Mitingu i Hapur i Atletikës ‘Hapja e Sezonit’.
Në këtë garë klubin e atletikës Prizreni, e përfaqësuan 3 atlete: Sara Susuri, Emine Jenuzi dhe Merve Spahi.
Nga tri atlete u fituan 4 vende nderi, 3 vende të para dhe 1 vend i dytë:
Sara Susuri - e para në 100 dhe 200 metra, Emine Jenuzi - e para në 400 metra dhe Merve Spahi - e dyta në 1500 metra
Në emër të kryetarit Gazi Renaku, kryesisë dhe trajnerit Bajram Duja, urime dhe suksese në Mitingun Ndërkombëtar të 1 Majit në Tivar!”, thuhet në njoftimin e KA Prizrenit.