Atleti i talentuar, Flavio Buzhala, anëtar i klubit Theranda 1992, ka vazhduar shkëlqimin e tij në disiplinat teknike përkatësisht në hedhjen e gjylës.
Djaloshi i therandasve thyen rekordin shtetëror.
Ai ka hedhur gjylen 17.12 metra, duke shënuar rezultat të lakmueshëm.
“Flavio Buzhala - njeriu i rekordeve.
Në garën e mbajtur në Malishevë në ‘Mitingun e parë të Hapur’ u dëshmua dhe u vërtetua qe Flavio Buzhala në disiplinën e hedhjes së Gjylës 4 - kg, e ka thye rekordin shtetëror me rezultat 17.12 metra.
Flavio Buzhala emër qe do të shënohet me shkronja të arta në mbretëreshën e sporteve në atletikë”, shkruan në faqen e klubit therandas.