Në mjediset e stadiumit “Elbasan Arena” u zhvillua për dy ditë me radhë Kampionati Kombëtar i Atletikës për të rritur, me pjesëmarrjen e atletëve më të mirë në vend.
Një kampionat që u zhvillua larg Tiranës, ku zhvillohej Asambleja e Jashtëzakonshme, që zgjidhte Taulant Stërmasi në postin e presidentit.
Gjithsesi, në pistë e jo vetëm garat u zhvilluan normalisht dhe gjërat shkuan mirë, duke mos patur surpriza. Kështu, Luiza Gega e Franko Burraj, ashtu sikurse edhe pritej, u shpallën “sportistët më të mirë” të këtij eventi, duke korrur secili nga dy medalje të arta.
Për sa i përket renditjes ekipore, për femra triumfoi Tirana, që la pas Skënderbeun e Teutën. Ndërsa për meshkuj triumfoi Vllaznia, duke lënë pas Skënderbeun e Partizanin. Për t’u veçuar shiu i rrëmbyeshëm që ra gjatë ditës së dytë, duke shtyrë garat me dy orë dhe penguar atletët të japin maksimumin.
Kampionët-Meshkuj
100m, Leandro Çardaku (Vllaznia, 11”04
110m/p, Durjan Idrizaj (Vllaznia), 15”54
200m, Franko Burraj (Vllaznia), 21”25
400m, Franko Burraj (Vllaznia), 48”60
400m/p, Durjon Idrizaj (Vllaznia), 56”79
800m, Kelmend Ibraliu (Partizani), 2’09”93
1500m, Bledar Mesi (Tirana), 4’27”46
3000m, Tirron Mamusha (Elbasani), 9’33”60
3000m/p, Bledar Mesi (Tirana), 10’01”22
5000m, Tirron Mamusha (Elbasani), 15’48”84
10000m, Ilir Këllezi (Skënderbeu), 35’31”44
3hapsh, Erdi Duka (Vllaznia), 15.02m
Gjyle, Azgan Zega (Teuta), 14.93m
Shtizë, Igli Nelaj (Teuta), 49.20m
Së gjati, Muhamet Çengeli (Vllaznia), 7.38m
Së larti, Glenis Haxhiaj (Vllaznia), 1.80m
4x100m, Vllaznia, 43”41
4x400m, Vllaznia, 3’29”76
Renditja ekipore: Tirana 175 pikë, Skënderbeu 113 pikë, Partizani 38 pikë
Atleti më i mirë: Franko Burraj (Vllaznia)
Kampionet-Femra
100m, Elsa Myrtollari (Skënderbeu), 12”44
100m/p, Melisa Sina (Partizani), 14”85
200m, Iliana Beqiri (Tirana), 25”32
400m, Iliana Beqiri (Tirana), 57”39
400m/p, Uibi Ahmet (Skënderbeu), 1’04”44
1500m, Relaksa Dauti (Tirana), 4’52”16
3000m, Redia Dauti (Tirana), 10’11”68
3000m/p, Luiza Gega (Tirana), 9’36”58
5000m, Redia Dauti (Tirana), 17’36”34
10000m, Luiza Gega (Tirana), 35’49”53
3hapsh, Joana Goli (Tirana), 11.62m
Gjyle, Emiljana Ciko (Teuta), 9.03,
Shtizë, Adisa Arifaj (Mj.Sp.Durrës), 22.79m
Së gjati, Figalia Gjati (Partizani), 5.28m
Së larti, Rexhina Berami (Partizani), 1.55m
4x100m, Tirana (49”93)
4x400m, Tirana, 3’55”51
Renditja ekipore: Vllaznia 183 pikë, Skënderbeu 69 pikë, Teuta 27 pikë
Atletja më e mirë: Luiza Gega (Tirana)