Gazi Renaku është zgjedhur kryetar edhe për katër vite në klubin e atletikës Prizreni.
Renaku zotohet se do punojë edhe më shumë në përmbushjen e objektivave që kanë para vetes.
Në Kuvendin e klubit mori pjesë edhe kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani.
“Sot u mbajt kuvendi i punës dhe zgjedhor i klubit të atletikës Prizreni.
Për mandatin 4 - vjeçar, me vota unanime u zgjodh kryetari i deritashëm Gazi Renaku.
Kuvendin e nderoi me pjesëmarrjen e tij, kryetari i FAK - ut Halil Sylejmani.
Kuvendi zgjodhi bordin ekzekutiv dhe këshillin mbikëqyrës të klubit.
Të zgjedhurve ju dëshirojmë punë të mbarë dhe suksese në menaxhimin e klubit!”, bëhet e ditur nga KA Prizreni.