Në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup u zhvillua kampionati i Maqedonisë në atletikë për junior të rinj.
Vajzat e KA “Teuta” nga Kumanova kanë shënuar rezultate shumë të mira.
Vajzat e mbretëreshës Teuta, shkëlqyen në garat e kampionatit shtetërorë për junior të rinj të mbajtura në qytetin e Shkupit, dhe shënuan këto rezultate:
-Vlera Ismaili – vendi i parë – vrapim me pengesa 100 m
-Ajlina Shabani- vendi i tretë – vrapim 400m
-Rina, Shkurte, Vlera dhe Ajlina – vendi i tretë- stafet 4x100m
Suksese dhe shëndet vajzave dhe trajnerëve.