Garuesit e atketikës kanë garuar sot në Lojërat Evropiane Krakow 2023, të cilat për atletikën janë Kampionat Evropian Ekipor.
Ekipi ynë ndodhet në ligën e tretë, ku sot paraqitjen më të mirë e ka pasur Sara Susuri, e cila doli e pesta në 100 metra, e para në baterinë e saj. Gjithësej ishin 14 garuese.
Me kohën 12.02 sekonda, Sara theu rekondin e Kosovës.
Paraqitje të mirë patën edhe garuesit e tjerë.
Arbesa Shala, hedhje e gjylës - vendi 9 prej 12
Emine Jonuzi, 400 m. - vendi 13 prej 15
Medina Kutleshi, hedhje e diskut - 10/13
Erudit Rysha, kërcim tre hapësh, 10/14
Granit Ahmeti, 400 m. - 11/14
Ejona Shala, 5000 m. -12/14
Astrit Kryeziu, 800 m. -10/14
Genc Isufi, 3000 m. -12/13
Sara Susuri, 100 m. - 5/14
Leon Thaçi, 100 m - 12/14