Ekipi i atletikës së Kosovës ka përfunduar ditën e dytë të garave në Lojërat Evropiane Krakow 2023.
Paraqitjen më të mirë sot e kishte bursistja olimpike, Gresa Bakraqi, e cila doli e pesta prej 13 garueseve në disiplinën 800 metra.
Gresa shënoi kohën 2:07.67 minuta, duke thyer njëherit rekord shtetëror.
Garuesit tjerë patën paraqitje solide.
Rezultatet e garuesve tanë
Gresa Bakraqi, 800 m. - vendi 5
Alaudin Suma, hedhje e diskut - 11
Donika Kryemadhi, 100 m. me pengesa - 13
Astrit Kryeziu, 1500 m. - U lëndua gjatë garës
Florentina Restelica, 400 m. pengesa - 12
Lirije Peci, kërcim tre-hapësh - 14
Florian Berisha, 400 m. pengesa -14
Ekipore 4x100m (vajzat) - 10
Ekipore 4x100 (meshkujt) - 10
Kujtojmë që garat e atletikës vlejnë edhe si Kampionat Evropian ekipor, me ç'rast ekipi ynë ndodhet në divizionin e tretë.