Vijon në Krakov të Polonisë kampionati ekipor Europian i atletikës,
Divizioni i tretë, ku përfaqësohet edhe vendi ynë, me një delegacion të plotë atletësh. Në ditën e dytë të garave, Shqipëria arriti dy vende të treta me atletët e saj.
Në garën e kërcimit së gjati, atleti Muhamet Çengeli u klasifikua në vendin e tretë, duke kërcyer 7.36 metra. Vend i tretë edhe për atletin veteran Dorian Çollaku në garën e hedhjes së çekiçit, duke arritur rezultatin 57.89 metra.
Në garat e tjera, atletët kuqezinj nuk mundën dot t’i afrohen podiumit edhe pse paraqitjet ishin të mira dhe të gjitha brenda 10 vendeve të para.
Në renditjen e përgjithshme, pas dy ditëve, Shqipëria renditet në vendin e 9-të me 169 pikë (gjithsej janë 15 shtete).
Rezultate-Meshkuj
1500m, Bledar Mesi (nuk garoi)
110m/p, Milen Caco, 15”48 (vendi 7)
400m, Durjon Idrizaj, 56”33 (vendi 10)
Së gjati, Muhamet Çengeli, 7.36m (vendi 3)
Disk, Admir Dizdari, 38.79m (vendi 12)
Çekiç, Dorian Çollaku, 57.89m (vendi 3)
4x100m, Shqipëria (nuk garoi)
Rezultate femra
800m, Relaksa Dauti, 2’15”21 (vendi 8)
100m/p, Melisa Sina, 15”09 (vendi 6)
400m/p, Uibi Ahmet, 1’05”28 (vendi 7)
3-hapsh, Joana Goli, 10.95 (vendi 10)
4x100m, Shqipëria, 48”22 (vendi 5)