Duja: Me plasman ekipor nuk jam i kënaqur 

Atletika

Duja: Me plasman ekipor nuk jam i kënaqur 

Nga: K. Goca Më: 25 qershor 2023 Në ora: 17:29
Kombëtarja e Kosovës

Selektori i kombëtares së Kosovës në atletikë, Bajram Duja, tha se nuk është kënaqur me plasman ekipor në garat e Lojërave Evropiane.

Duja ka veçuar edhe disa prej atletëve që u dalluan në Krakow të Polonisë. 

“Garat kanë qenë ekipore. 

Me plasman ekipor nuk jemi të kënaqur.

Individët kanë treguar suksese të kënaqshme, duke u thyer disa rekorde kombëtare.

Do t’i veçoja atletët Muhamet Ramadani, Gresa Bakraçi dhe Sara Susuri”, thotë Duja për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat