Luiza Gega e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.
Atletja shqiptare e arriti këtë sukses në vrapimin 3000 metra me pengesa.
34-vjeçarja medaljen e artë e siguroi falë rekordit që kishte vendosur prej 9:17.31 minuta në këtë garë.
Për Shqipërinë është kjo medalja e dytë e artë në Lojërat Evropiane.
Medalje të artë fitoi ditë më parë edhe karateisti, Alvin Karaqi.