Në Shkup, po zhvillohet kampionati Shtetëror i Maqedonisë në Atletikë për senior.
Në këtë kampionat, u paraqit edhe Klubi i Atletikës “Drini” nga Struga, me sportisten Natyra Malo.
Ajo sot vrapoi në diciplinën 100m, duke u radhitur e para dhe me meritë u shpall Kampione Shteti për Seniore.
Në ditën e dytë Natyra, do të paraqitet në diciplinën 200m. Shpresojmë që edhe ne këtë diciplinë të bëjmë një paraqitje të mirë.