Atleti i kombëtares së Kosovës, Muhamet Ramadani, së bashku me trajnerin e tij, Shaban Ramadani, tani gjenden në Espoo të Finlandës.
Ramadani është i përgatitur maksimalisht për në Kampionatin Evropian U23, ku synon rezultat sa më të mirë në hedhje të gjylës.
“Athletics U23 Championships që është duke u mbajtur në Espoo nga 3 -16 korrik, Federata Atletike e Kosovës është duke u përfaqësuar në Kampionatin Evropian me atletin Muhamet Ramaadani.
Atleti Muhamet Ramadani do paraqitet nesërnë disiplinën e hedhjes së Gjyles duke filluar prej orës 18:30 në stadiumin e Leppavaara.
Me atletin është edhe trajneri Shaban Ramadani”, ka bërë të ditur Federata e Atletikës së Kosovës.
Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, i uron suksese sa më të mirë në këtë garë të madhe.