Muhamet Ramadani pritet të kthehet me medaljen e bronztë nga Finlanda.
Kjo pasi në Kampionatin Evropian U-23 që po mbahet në Espoo ai ia ka dalur ta ketë hedhjen më të mirë nga pesëmbëdhjetë garues.
"Muhamet Ramadani ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e tij.
Atleti ynë fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-23, që po mbahet në Espoo të Finlandës, disiplina hedhje e gjylës.
Meti hedhjen më të mirë e pati 19.20, që e renditi në vendin e tretë nga 15 garues", ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.
"Urime Ramadanit dhe Federatës Atletike të Kosovës për suksesin e radhës në arenën ndërkombëtare".