Muhamet Ramadani sot ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U23, që po mbahet në Espoo të Finlandës.
Atleti i kombëtares së Kosovës, Meti, ka arritur sukses të madh por trajneri i tij, Shaban Ramadani, nuk është edhe aq kënaqur për një arsye.
“Medalja e bronztë në Kampionatin Europian me I23.
Me rezultat 19.20 metra, rezultat jo i kënaqshëm në një konkurrencë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Ramadani në profilin e tij në facebook.