Atleti i talentuar i Kosovës, Muhamet Ramadani, së bashku me trajnerin e tij, Shaban Ramadanin, po e festojnë suksesin që e kanë arritur dje në Espoo të Finlandës.
Muhamet Ramadani ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U23.
Meti tha se nuk është i kënaqur me rezultatin por me medalje po.
Atleti mitrovicas bëri edhe një krahasim të rezultatit të djeshëm, në hedhjen e gjylës 19 metra e 20 metra për dallim nga Kupa e Evropës në Portugali, që e kishte 19 metra e 28 centimetra (14 mars, 2023).
“Normal është sukses.
Në Kampionatin Evropian U23 në Portugali kam pasur hedhjen 19 metra e 28 centimetra, ndërsa dje një rekord shtetëror dhe një rezultat stabil.
Kam pritur edhe më shumë, por nuk na eci ashtu siç menduam.
Kam pritur rezultat më të mirë por fatkeqësisht e nuk arritëm”, tha Meti për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Atleti tani mendjen e ka në garat frankofone për senior, që do të zhvillohen në Kongo.
Ai me 24 korrik do të jetë në Kongo.
“Gara e radhës është në Kongo, ku do të luftojë për medalje”, ka përfunduar Meti.