Sara Susuri dhe Enis Bytyçi e përfaqësuan Kosovën në Kampionatin Evropian U20 në disiplinën 200 metra, që u mbajt në Jerusalem të Izraelit.
Sara u rendit në vend të 16-t dhe Enisi në të 23-tin.
Selektori i kombëtares së Kosovës, Bajram Duja, tha se atmosfera ka qenë e mirë por jo edhe rezultatet.
Duja ka dhënë arsyet e mungesës së rezultateve.
“Atmosfera ishte shume e mirë.
Për shkak të disa problemeve shëndetësore të atletëve, rezultatet nuk janë të nivelit të tyre.
Kemi pritur më mirë, por rrethanat nuk i lejuan ta tregojnë nivelin që e kanë”, thotë Duja për gazetën kombëtare “Bota sot”.