Është klubi më i organizuar në atletikën e Kosovës, është fjala për klubin e Roganës, me kryetrajner Zijadin Kryeziu.
Rogana është fshat nga qyteti i Dardanës, me të cilin klub nuk mburret vetëm Anamorava.
Në kushtet të cilët punojnë sukseset janë për t’u lakmuar.
Kur mungon dora e shtetit në krijimin e kushteve ashtu siç duhet për atletikën, në klubin e Roganës vetorganizohen dhe e rregullojnë shtegun me mundësi e tyre e me paratë edhe nga xhepi i tyre.
Mënyra se si e kanë rregulluar shtegun është për t’u mahnitur për secilin që e sheh atë.
Që nga viti 2011 përgatitjet i mbajnë gjatë verës në këtë mjedis të bukur, me lartësi mbi detare 1100 metra lmd.
Ky vend është në Kranidel, 12 kilometra larg prej Roganës.
Tash e 13 vite punojnë në shtegun që vet e rregullojnë në fusha dhe malet e bukura me një lartësi mbidetare.
“Rrethanat dhe kushtet nuk i plotësojnë kriteret përpos lartësisë që e bën te veten, kushte nuk ka.
Aty kemi ndejt një kohë edhe me shator me tenda prej 3- 4 javë gjatë verës.
Pastaj e kemi ndërtuar një shtëpisë malore.
Gjatë dimrit
E kemi një shtëpisë malore”, thotë Kryeziu për gazetën kombëtare “Bota sot”.