Në kryeqytetin e Hungarisë, në Budapest po mbahet Kampionati Botëror i atletikës.
Kosova po përfaqësohet me atleten Gresa Bakraqi.
Halil Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, ka takime me federatat e shteteve të ndryshme evropiane po ashtu do të marr pjesë në Kongresin e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës.
Sylejmani është impresionuar me atmosferën në Kampionatin Botëror.
Flamuri i Kosovës valon në Budapest.
Sylejmani do të ketë takime me homologët e tij, me theks të veçantë bashkëpunimi dhe që të ndihmohet edhe atletika e Kosovës.