Është dëmtuar shtegu i ecjes dhe vrapimit në Taukbahçe.
Kjo ka detyruar që të reagojë ashpër Granit Rugovën, drejtor për sport në komunën e Prishtinës.
“E tmerrshme dhe e dhimbshme se si u dëmtua qëllimisht ende pa përfunduar shtegu i ecjes dhe vrapimit në Taukbahqe.
Pamje e shtegut
Pse duhet të ndodhë një gjë e tillë, thjeshtë e pabesueshme!!!
I dënojmë veprimet e tilla huligane dhe qëllim keqe, dhe i ftojmë institucionet përgjegjëse që të ndjekin rastin deri në fund”, ka reaguar Rugova.
Drejtori pët sport në komunën e Prishtinës, thotë se puna do të vazhdojë dhe shtegu do të rregullohet.
“Puna do të vazhdojë, sportistët dhe qytetarët do ta shfrytëzojnë shtegun e përfunduar që ju takon shumë shpejtë.
Prishtina, qytet i sportit”, ka përfunduar Rugova,