Zhvillime interesante në sportin e atletikës së Kosovës.
Atleti veteran nga Gjakova, Agron Muçaku, ish reprezentues i Kosovës, ka padit Driton Halitin, kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të Atletikës së Kosovës.
Cila është arsyeja e kësaj padie në Prokurorin Themelore në Prishtinë?
“Kam bërë kallëzim penal në Prokurorin Themelore në Prishtinë ndaj të paditurit Driton Haliti në cilësinë e kryetarit të Shoqatës së Atletikës për atletët Veteran i cili qëllimisht më ka diskriminuar duke ndikuar në eliminimin tim nga lista për pjesëmarrjen në Kampionatin Ballkanik për atletët Veteran që do të mbahet në Izmir të Turqisë me datë, 01.09.2023 deri me 03.09.2023.
Shpresoj që organet e drejtësisë do të japin vendimin e tyre të drejtë që njerëz si Dritoni mos t'ju jepet mundësia t’i zhvasin dhe diskriminojnë sportistët në të ardhmen”, ka bërë të ditur Agron Muçaku, i cili garon për veteran në disiplinën 100 e 300 metra.