Gjithçka është e gatshme për garën e vrapimit malor.
Gara do të zhvillohet më 2 shtator dhe pritet me kureshtje nga dashamirët e këtij sporti.
Sipas organizatorëve “High Scardus Ultra”, gara e vrapimit malor zhvillohet në malet e Sharrit, në mes të Kosovës dhe Maqedonisë.
Një garë fillon në orën 06:00, tjetra 08:00 dhe e fundit 10:00.
Përgatitjet kanë shkuar sipas planit dhe me padurim e presin ditën e shtunë, ditën e garës së vrapimit.