Klubi i atletikës Theranda 1992 ka përgëzuar atletin veteran Elmi Gegaj për suksesin në garat ballkanike, që po mbahet në Turqi.
Gegaj ka arritur vendin e parë në kategorinë e veteranëve, që e bën krenar edhe klubin Theranda 1992.
“Lajmi mirë nga Izmiri i Turqisë, prof. Elmi Gegaj siguron medaljen e parë për përfaqësuesen e Kosovës në disiplinën 800 metra, ku u rendit në vendin e parë për moshat 70 vjeçe, në garat Ballkanike për veteran, të cilat po mbahen në Turqi.
Me datë 2 dhe 3 shtator, veterani Elmi Gegaj do ta përfaqësoj Kosovën edhe në disiplinat 1.500 metra dhe 10,000 metra, ku padyshim presim rezultat të mirë”, ka bërë të ditur klubi atletik Theranda 1992.