Federata e Atletikës së Kosovës ka bërë të ditur se me disa atletë kanë udhëtuar për në Sivas të Turqisë.
“Federata Atletike e Kosovës me atletët Junior-e (U18) do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Atletikës me pesë atlet 2 meshkuj dhe 3 femra.
Atletët tanë që do e përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Ballkanik janë si më poshtë:
1. Emine Jenuzi në disiplinën 400m
2. Vesa Jusufi në disiplinën 100m
3. Merve Spahi në disiplinën 1500m
4. Lorent Mazreku në disiplinën 1500m
5. Ahmet Shehu në disiplinën 100m
Ekipi ynë do të drejtojnë trajnerët z. Bajram Duja, dhe z. Kardi Shala”, njofton Federata e Atletikës së Kosovës.