Atleti i vrapimeve të gjata, Erzen Zyberaj, ka triumfuar në garën malore “High Scardus Ultra - Shtegu i Shqiponjës”, që mbajt në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Zyberaj është krenar për këtë sukses të radhës, duke premtuar edhe suksese në sfidat e radhës.
“52 kilometra, vendi i parë.
Vazhdojmë me punë dhe përkushtim drejt synimeve më madhore dhe sfidave që na presin në të ardhmen!
Faleminderit familjes dhe shoqërisë për mbështetjen dhe kujdesin”, thotë Zyberaj.
Organizatorja e kësaj gare, Uta Ibrahimi, alpinistja e mirënjohur, shprehet e lumtur për organizimin dhe si rrodhi gara deri në fund.
“Edhe një edicion tjetër i ‘High Scardus Ultra’ përfundoj.
Faleminderit të gjithëve me gjithë zemër. Secilit për gjithçka, ekipeve të HSU, prej markimit, check pointave, demarkimit, FSK, Kërkim Shpëtimit, ekipit të Shb Sharrit, Shar Outdoors. Donatorëve dhe sponsorëve”, ka shkruar Uta në profilin e saj në facebook.