Veteranët e Kosovës shënuan rezultate të lakmueshme në garën ballkanike të atletikës në Izmir të Turqisë.
Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Atletikës së Kosovës, Driton Haliti, tha se kanë fituar 20 medalje.
“Për 3 ditë me radh në Izmir u mbajt Kampionati I 32 Ballkanik për veteran.
Edhe ky ishte një kampionat i radhës ku atletët veteran arritën suksese të shkëlqyeshme.
Për 3 dite sa ishin garat atletët veteran arritën t’i fitojnë 20 medalje, nga këto 6 të arta, 9 të argjendta dhe 5 të bronzta. Më medalje të arta u stolisen. E gjithë kjo e arritur nuk do të ishte e mundur pa përkrahjen nga Komuna e Prishtinës - Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Wport të cilët përkrahen shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit.
I falënderojmë nga zemra. Gjithashtu falënderojmë shtypshkronjën ‘Blendi’ që na përkrahu me triko”, - ka bërë të ditur Haliti.
Muhamet Rama 400 metra dhe 800m; Elmi Gegaj 800m dhe 10000 m dhe Majlinda Canolli në 1500 dhe 2000m/h; ndërsa Burim Begu kërcim se gjati i III,shtiz i III ,gjyle i II, Edis Krusha 400m II Shefqet Hasani 100m/h II,trehapsh II.
Driton Haliti kërcim se gjati II, shtizë II, trehapash III; Labinot Gashi kërcim së gjati i II.
Stafeta 4x100m vendi i tretë (Naim Malazezi, Ragip Makoll, Dragisha Blagiq, Shefqet Hasani).